Lajmet e fundit

Kuvendi hap dyert për fëmijët

E Hënë, 23.05.2016




Në vigjilje të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, gjatë periudhës 23 maj - 1 qershor 2016, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon "Javën e fëmijëve".


Gjatë kësaj periudhe, Kuvendi hap dyert dhe mirëpret të gjithë fëmijët, të cilët dëshirojnë të vizitojnë institucionin më të lartë përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës të vendit.


Krahas punës në funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore, Kuvendi i Kosovës një rëndësi të veçantë i kushton transparencës kundruall publikut dhe krijimit të kushteve për qasjen e qytetarëve, të të gjitha grupmoshave dhe etnive, në punën e tij, duke u krijuar mundësi atyre të shohin nga afër ambientet e brendshme, të takohet dhe bashkëbisedojnë me deputetët, si dhe të jenë më të informuar për punën që bëhet në Kuvendin e Republikës e Kosovës.

Kuvendi hap dyert për fëmijëtKuvendi hap dyert për fëmijëtKuvendi hap dyert për fëmijëtKuvendi hap dyert për fëmijët