Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Enjte, 19.05.2016




Projektligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Naser Osmani.

Gjatë debatit dhe shqyrtimit të amendamenteve lidhur me këtë Projektligj, ishte i pranishëm edhe zv. ministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi.
Me këtë rast, komisioni vlerësoi se projektligji duhet sa më shpejtë të procedohet, ndërkaq, u angazhua po ashtu, që ai të jetë në harmoni edhe me direktivat e BE-së.

Lidhur me amendamentet e këtij Projektligji, komisioni, pas shqyrtimit të tyre i përkrahu ato dhe mori vendim t'i procedojë tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa