Lajmet e fundit
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor
E Marte, 17.05.2016
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, shqyrtoi Raportin vjetor për vitin 2015 të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Raportin e paraqiti drejtori i këtij Autoriteti, Raif Preteni. Ai tha se raporti përmban elemente të hollësishme për punën e Autoritetit dhe performancën e kompanive publike të ujit. Gjatë vitit 2015 përmendi se të gjithakompanive publike iu ka skaduar licenca për shërbime, si pasojë e vonesës së zgjedhjes së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit për më shumë se një vit. Ndërsa tani ai tha se janë në proces të licencimit.
Komisioni vlerësoi se Raporti është përmbajtjesor dhe i plotëson kushtet për procedim të mëtutjeshëm në mbledhje plenare të Kuvendit.