Lajmet e fundit

Gratë Deputete takuan sot zv.presidenten e PE-së, Lunacek

E Marte, 17.05.2016




GGD e ka të përqendruar në angazhimin aktivitetet që kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore, marrjen e masave afirmative për ta fuqizuar gruan dhe demokratizuar vendin.
"Kosova ka dhënë gol shumë të madh me inkuadrimin në UEFA dhe FIFA, por tani duhet të jap gola të vërteta në ballafaqim me kundërshtarët", ka theksuar Lunacek

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, nga pozita dhe opozita , takuan sot zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropiann , znj . Ulrike Lunacek, e cila ishte e shoqëruar me eurodeputetet: Dubravka Shuica, përfaqësuese në PE nga Kroacia dhe Julie Word ,përfaqësuese në PE nga Mbretëria e Bashkuar.

Në fillim të fjalës së saj Kryetarja e GGD-së, znj Blerta Deliu Kodra tha:
"Me lejoni t'ju falënderoj për kontributin tuaj dhe të t'ju uroj për arritjen tuaj dhe tonë , që për Kosovën të ketë rekomandime pozitive për liberalizimin e vizave dhe po ashtu inkuadrimin e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare. Ne Grupi i Grave Deputete vlerësojmë shumë që me gjithë agjendën tuaj të ngjeshur gjithmonë len kohë për takim me GGD-në":

GGD-ja, me gjithë vështirësitë, është mjaft aktive dhe është grup gjithëpërfshirës që i ka në përbërje të gjitha grupet parlamentare dhe nacionalitetet ne Kuvend , ka thënë ajo, duke shtuar se . GGD e ka të përqendruar në angazhimin aktivitetet që kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore, marrjen e masave afirmative për ta fuqizuar gruan dhe demokratizuar vendin.

Në këtë drejtim akoma mbetet sfidë e jona rritja e zbatimit të Ligjit për barazi gjinore i aprovuar me pare i cili kërkon përfshirjen e gruas në të gjithë institucionet dhe sektorë të ndryshëm me 50% . po ashtu duhet bërë shumë që të sigurojmë përfshirjen e gruas dhe fuqizimin sajë m për kandidatura për kryetare komune dhe pozita të rëndësishme drejtues në nivelin lokal, ka thënë deputetja.. Deliu Kodra po ashtu përmendi që gratë e dhunuara gjatë luftës ende nuk kanë përkrahje e për më keq ende asnjë nga dhunuesi nuk është ndëshkuar për krimet e bëra.
Pastaj zëvendës presidentja e PE znj Ulrike Lunacek tha: "Së shpejti presim lajme të mira për Kosovën . Ne besojmë që në Parlamentin Evropian me shumicë do të votohen për rekomandimet për liberalizimin e vizave, por duhet bërë më shumë që kjo të kalojë edhe në Këshillin e ministrave".
Lidhur me angazhimin e Kosovës për t'i përmbushur detyrat e veta, sidomos në harmonizimin e legjislacionit me atë të BE-së, foli deputetja Lirie Kajtazi. Kurse deputetja Shqipe Pantina përmendi që Kosova duhet bëjë akoma më shumë në luftë kundër korrupsionit. Deputetja Emilia Rexhepi, ndërkaq, tha se ka interesim që pakicat të kenë përfshirje në institucionet publike. Edhe deputete Time Kadriaj e Shukrie Bytyqi folën për rritjen e rolit të gruas në shoqëri dhe nevojën për një angazhim më të madh për të luftuar dhunën në baza gjinore.

Në fund eurodeputetja Lunacek i dhuroi GGD -së një top me simbolin e Bashkimit Evropian dhe tha: "Kosova ka dhënë gol shumë të madh me inkuadrimin në UEFA dhe FIFA, por tani duhet të jap gola të vërteta në ballafaqim me kundërshtarët".