Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim Kosovë –BE

E Hënë, 16.05.2016




U vlerësua se kanë përfunduar përgatitjet për takimin e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE.

Përgatitjet për takimin e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE, i cili do të mbahet sot në orët e paditës, ishte temë diskutimi në mbledhjen e sotme të këtij komisionit, të kryesuar nga Xhavit Halitit, kryetar i tij. Komisioni vendosi që rrjedha e takimit të zhvillohet sipas vendimeve të marra në mbledhjet paraprake, e që ka të bëjë me detyrat dhe angazhimet e anëtarëve të tij. Përfaqësuesi i VV-së, përkatësisht lideri i saj, Visar Ymeri, ndërkaq, shfaqi mospajtim me mënyrën e ndarjes së temave. Ai vlerësoi se, pavarësisht faktit që ata nuk kanë marrë pjesë në të gjitha mbledhjet, Komisioni, është dashur që ndarjen e temave ta bëjë mbi bazën e disa kritereve më të pranueshme. Anëtarët e komisionit vlerësuan se kanë përfunduar përgatitjet për këtë takim, ndërkaq, u angazhuan që paraqitja gjatë mbledhjes së parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE, të jetë unike dhe të tejkalojë qëndrimet pozitë-opozitë.