Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Emini, priti ambasadorin slloven , Majhen
E Enjte, 12.05.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, priti sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Miljan Majhen, i cili e uroi znj. Emini, për marrjen e detyrës së re si kryetare e këtij komisioni.
Ndërsa kryetarja Emini ka falënderuar ambasadorin Majhen për mbështetjen e Sllovenisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës. Po ashtu e njoftoi ambasadorin me punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova në procesin e anëtarësimit drejtë BE-së.
Ambasadori Majhen shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit slloven për të mbështetur Kosovën në agjendën evropiane.
Gjithashtu është diskutuar për mundësin e vazhdimit dhe rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen në mes të dy vendeve.
Po ashtu, kryetarja e Komisionit, znj. Njomza Emini, gjatë ditës së sotme pritet të ketë takime, me ambasadorin e Zvicrës, znj. Krystyna MARTY LANG si dhe me ambasadorin e Finlandës, znj. Anne HUHTAMÄKI.