Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi Driton Kuqin, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë

E Enjte, 12.05.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, ka takuar ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuqi, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e deritashëm shumë të mirë midis dy shteteve, me mundësi të thellimit të tij.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Zhvillimit ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci.


Kryetari Veseli dhe ministri Kuqi, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë e vlerësuan si shumë të suksesshëm në të gjitha sferat, duke vënë në pah se ai mund të thellohet për të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve.


Kryetari Veseli theksoi se Republika e Kosovës është partner i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë, por ka mundësi që ky këmbim të njoh edhe hapësira të reja të ndërsjella, duke theksuar se lehtësirat që zbatohen gjatë qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve, kanë rritur ndjeshëm numrin e vizitorëve në të dyja drejtimet, si dhe qarkullimin tregtar.

 

 

Kryetari Veseli takoi Driton Kuqin, ministër i Ekonomisë së MaqedonisëKryetari Veseli takoi Driton Kuqin, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë