Lajmet e fundit

GGD takon grupet e grave të Mitrovicës dhe Skenderajt

E Enjte, 12.05.2016




Një delegacion i Grupit të Grave Deputete në përbërje: Blerta Deliu-Kodra,kryetare e GGD-ës dhe Luljeta Veselaj e Sala Berisha- Shala, vizituan Komunën e Mitrovicës, ku u takuan me grupet e asamblistëve të grave të Mitrovicës dhe Skenderajt . Qëllimi i këtij takimit është shkëmbimi i përvojave në mes nivelit qendror dhe a ti lokal. Fillimisht, kryetarja e GGD-ës, znj. Blerta Deliu-Kodra, tha se GGD-ja si grup gjithëpërfshirës ka për synim fuqizimin e gruas në të gjithë sektorë. Kryetari komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se gratë kanë qenë pjesë e procese dhe vendimeve më të rëndësishëm të shtetndërtimit tonë, prandaj duhet të fuqizohet roli i gruas në shoqëri . Fuqizimi i gruas ndikon edhe në zvogëlimin e papunësisë dhe duhet të jemi në hap me shtete evropian në përkrahje të fuqizimit të gruas,ndonëse në ketë komunë asnjë drejtoresh nuk udhëhiq, ka pranuar ai.

Ky takim u realizua në kuadër të nismës së deputeteve të Kuvendit të Kosovës për të takuar të gjitha gratë asamblistë në nivel vendi .

 

 

GGD takon grupet e grave të Mitrovicës dhe SkenderajtGGD takon grupet e grave të Mitrovicës dhe Skenderajt