Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Mërkure, 11.05.2016




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zonja Jasmina Zhivkoviç- kryetare e Komisionit, në mbledhjen e sotme, pikë kryesore të rendit të ditës pati përcaktimin e temave me interes për komunitete, me rastin e vizitës studimore në Kuvendin e Republikës së Kroacisë.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë dhe KDI.

Në vazhdim, anëtarët e Komisionit i përcaktuan temat me interes për komunitete, të cilat do t'i prezentojnë gjatë vizitës në Kuvendin e Republikës së Kroacisë Temat kornizë, krahas të tjerave, do të jenë praktika e punës dhe infrastruktura e ligjeve në Kuvendin e Republikës së Kroacisë, puna e gjithëmbarshme e Komisionit për Komunitete në Kuvendin e Kroacisë, integrimi i komuniteteve joshumicë që jetojnë dhe punojnë në Republikën e Kroacisë, si dhe mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë që jetojnë dhe punojnë në Kroaci, zgjidhja e kontesteve rreth përvehtësimit të pasurisë shoqërore e private, shpallja e shtëpive të shkatërruara gjatë kohës së luftës, arsimimi i pakicave kombëtare dhe formimi i grupeve të miqësisë në mes të dy kuvendeve.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim