Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 11.05.2016
Komisioni Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, nënkryetar i Komisionit, diskutoi për planin e veprimit për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Shëndetësinë dhe bëri planifikimin e vizitave në terren. Komisioni u pajtua që të vizitojë një varg institucionesh shëndetësore, publike dhe private, si dhe institucione shtetërore, përgjegjëse për zbatimin e këtij ligji, në mënyrë që të shoh nga afër sfidat dhe pengesat që hasen gjatë zbatimit të ligjit.
Identifikimi i tyre, do t'i ndihmojë komisionit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm në këtë drejtim, u theksua në mbledhje