Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane Emini, priti ambasadorin italian dhe atë kroate
E Marte, 10.05.2016
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas FERRARESE.
Fillimisht, Emini e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, ndërkaq, e njoftoi atë për të arriturat dhe sfidat, me të cilat Kosova është duke u ballafaquar gjatë procesit të integrimeve.
FERRARESE, ndërkaq, shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin si dhe siguroi mbështetjen e plotë të shtetit italian në hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Njomza Emini, duke e takuar ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq , ka falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës. Ndërkaq, e njoftuar mysafiren për të arriturat dhe sfidat, me të cilat Kosova është duke u ballafaquar gjatë procesit të integrimeve.
Kapitanoviq, ndërkaq, tha se Kroacia është vendi më i ri i BE-së dhe është e gatshme t'i ndihmojë Kosovës në procesin e integrimeve Evropiane.
Kapitanovq u angazhua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, duke ofruar ndihmë nëpërmjet ekspertëve të Integrimeve Evropiane.