Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisioni për Integrime Evropiane
E Marte, 10.05.2016
Në mbledhjen e rregullt të Komisionit për Integrime Evropiane, e drejtuar nga Njomza Emini, kryetare e komisioni,t janë shqyrtuar dhe përkrahur në cilësinë e komisionit të përhershëm, një numër i projektligjesh dhe amendementesh të propozuara nga komisionet funksionale.
Në këtë komision është shqyrtuar Projektligj për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, Projektligji për energjinë, Projektligji për energjinë elektrike, Projektligji për rregullatorin e energjisë, Projektligji për gazin natyror, Projektligji për falimentimin, Projektligji për investimet strategjike, dhe Projektligji për kinematografinë.
Pas konstatimit për moscenim të legjislacionit të BE-së, nga Komisioni është rekomanduar procedimi i tyre për miratim në Kuvend.