Lajmet e fundit

Sot, Grupi i Grave Deputete monitoron punën e Mamografit mobil në Vushtrri

E Marte, 10.05.2016




Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës, shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj dhe Ekipi i Mamografit mobil, sot, më 10 maj 2016, bën monitorimin e punës së Mamografit Mobil, i cili aktualisht ndodhet në komunën e Vushtrisë.

Takimi do të mbahet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të qytetit të Vushtrrisë dhe fillon në orën 10:00.

Ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje.