Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini

E Enjte, 05.05.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, znj. Federica Mogherini. Temë e diskutimit ishin zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.


Kryetari Veseli duke falënderuar znj. Mogherini për përkushtimin pozitiv të BE-së ndaj Kosovës, përkushtim që rezultoi me rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, theksoi se "integrimi evropian është prioritet kombëtar i Kosovës".


"Ne do të mobilizojmë të gjitha kapacitetet dhe energjitë tona institucionale e njerëzore që Kosova të marrë vendin e saj të natyrshëm në Bashkimin Evropian", shtoi Veseli.


Nga ana e saj, znj. Mogherini, theksoi se Bashkimi Evropian mbetet tërësisht i përkushtuar për të ndihmuar rrugën evropiane të Kosovës, në të gjitha proceset dhe hapat e saj. Duke vlerësuar punën e bërë nga institucionet e Kosovës znj. Mogherini u shpreh se dhurata më e mirë që i është bërë sot në Kosovë ka qenë kur e ka parë të bashkuar të gjithë spektrin politik kosovar.

Kryetari Veseli takoi Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica MogheriniKryetari Veseli takoi Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica MogheriniKryetari Veseli takoi Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica MogheriniKryetari Veseli takoi Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini