Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 04.05.2016
Mbledhja e e sotme Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, drejtuar nga Flora Bronvina, kryetare, pas miratimit të rendit të ditës vijoi me shqyrtimet e Projektligjit për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënëseve dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, të cilët pas diskutimeve u miratuan së bashku me amendamentet dhe u proceduan për më tutje.