Lajmet e fundit

Kryetari Veseli uron qytetarët me rastin e dhënies së rekomandimit për liberalizimin e vizave

E Mërkure, 04.05.2016




Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për këtë të arritur të madhe të Kosovës.


"Urime të gjithëve për rekomandimin e liberalizimit të vizave, një lajm ky historik për Kosovën! Së shpejti do të mund të udhëtojmë të lirë e pa viza në kontinentin tonë, duke u afruar më shumë se kurrë me Brukselin. Përgëzime për Ministrinë e Integrimit Evropian dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore që kanë mundësuar përmbushjen e kritereve të vështira që na mundësuan këtë rekomandim. Kjo ngjarje na jep një arsye më shumë për t'u ndjerë qytetarë të denjë e krenarë të Evropës", ka thënë Veseli në urimin e tij.

Kryetari Veseli uron qytetarët me rastin e dhënies së rekomandimit për liberalizimin e vizave