Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 04.05.2016




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme të udhëhequr nga nënkryetari i parë, z. Ali Sadriu, shqyrtoi raportin përfundimtar për Projektligjin Nr.05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.


Pas një pune voluminoze që kishte bërë KMFP në këtë projektligj, duke i dhënë një formë përmbajtjesore dhe në përputhje me praktikat më të mira, standarde për këtë çështje, kishte përcjell projektligjin edhe në komisionet tjera parlamentare. Komisioni për Legjislacion kishte propozuar dy amendamente të cilat KMFP i përkrahu, si të tilla. Gjithashtu edhe Komisioni për Buxhet dhe Financa kishte propozuar dy amendamente, prej të cilave njëri nuk gjeti përkrahjen e KMFP-së.


Pas miratimit të këtyre amendamenteve KMFP miratoi raportin e përgjithshëm për Projektligjin me këto amendamente, i cili tutje do të përcillet në Kuvend.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike