Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...
E Marte, 03.05.2016
Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga nënkryetarja e Komisionit znj. Selvije Halimi, u shqyrtuan dhe përkrahen Projektligji për energjinë, Projektligji për Rregullatorin e Energjisë dhe Projektligji për falimentimin. Po ashtu, Komisioni duke vepruar në pajtim me nenin 5 A të Ligjit Nr. 05/L -033 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, vendosi të shpall konkurs për zgjedhjen e anëtarit të Këshillin Gjyqësor të Kosovës, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Konkursi do të do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.