Lajmet e fundit

Kryetari Veseli uron besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Pashkëve

E Diel, 01.05.2016




Me rastin e Festës së Pashkëve Ortodokse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës të besimit ortodoks.

"Dëshiroj të uroj besimtarët ortodoksë në Kosovë, si dhe bashkëkombasit tanë në vise të tjera që i përkasin Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, gëzuar për shumë mote Pashkët. Shpresoj që kjo festë t'ju gjejë në gëzim e lumturi bashkë me të afërmit tuaj. Po ashtu shpresoj që Pashkët, dhe festa të tjera të rëndësishme fetare, të shërbejnë për të ringjallur zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit dhe të na ndihmojnë që të bëhemi qytetarë më të virtytshëm e bujarë", thuhet në urimin e kryetarit Veseli.

 

 Kryetari Veseli uron besimtarët ortodoksë me rastin e Festës së Pashkëve