Lajmet e fundit

Vazhdimi i seancës plenare

E Premte, 29.04.2016




Mbledhja e sotme e Kuvendit, në vijim të mbledhjes së djeshme ka filluar punimet nën drejtimin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Mbledhja filloi me deklarimet jashtë rendit të ditës, ku deputetët diskutuan për probleme të ndryshme. Kuvendi vazhdon punimet në orën13.15.

Pas pushimit, mbledhja filloi punimet me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961). Në emër të qeverisë, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, paraqiti para deputetëve arsyetimin e këtij Projektligji, duke shkoqitur, njëjkohësisht, aspekte përmbajtësore të tij. Përfaqësuesit e grupet parlamentare e mbështetën projektligjin në parim.
Para procedurës së votimit, kryetari Veseli tërhoqi vërejtjen për mos prezencën e deputetëve në sallë dhe në mungesë kuorumi, ndërpreu punimet.
Për vazhdimin e seancës do të vendosë Kryesia e Kuvendit.

 

Vazhdimi i seancës plenareVazhdimi i seancës plenareVazhdimi i seancës plenare