Lajmet e fundit

Nga takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, z. Janez Kopac.

E Mërkure, 27.04.2016




Kryesuar nga Muhamet Mustafa, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, priti sot në takim, Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë.

Kopac, para anëtarëve të komisionit prezantoi reformat sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe në këtë kuadër paraqiti edhe përftimet e Kosovës nga të qenurit anëtare e Komunitetit te Energjisë.

Ai porositi që të liberalizohet tregu i energjisë dhe të fuqizohet pavarësia buxhetore e Zyrës së Rregullatorit për Energji. Po ashtu, ai kërkoi edhe marrjen e masave për stimulimin e energjisë së ripërtërishme, si dhe angazhim më të madh në miratimin e legjislacionit për krijimin e rezervave të obligueshme të naftës.

Kryetari i Komisionit, Mustafa, ndërkaq, vlerësoi prezantimin e z. Kapoc, duke thënë se prezantimi i tij paraqet një pasqyrë të gjendjes në të cilën gjendet sektori energjetik.

Ai më pas e njoftoi z. Kopac, se në Kuvendin e Kosovës së shpejti do të miratohet pakoja e ligjeve të energjisë, duke potencuar se Kosova si anëtare e Komunitetit të Energjisë, do t'i përmbushë obligimet që i ka marrë.

Ne fund u diskutua edhe për ndërtimin e termocentralit, "Kosova e re", çështjen e termocentralit, " Kosova A", themelimin e fondit për efiçencë të energjisë, si dhe çështje të tjera të sektorit energjetik.

 

Nga takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, z. Janez Kopac.