Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim Kosovë BE
E Mërkure, 27.04.2016
Përgatitjet për takimin e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE, (i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj), kanë vijuar edhe sot gjatë mbledhjes së këtij komisioni, të kryesuar nga Xhavit Halitit, nënkryetar i Kuvendit, si dhe kryetar i këtij Komisioni.
Në takimin e sotëm, Komisioni ndau detyrat dhe përcaktoi angazhimet e anëtarëve të tij, ndërkaq, u bë e ditur se, ditëve në vijim, në një nga mbledhjet e komisionit do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, si dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
Në takimin e sotëm morën pjesë përfaqësuesit e AAK-së dhe NISMA-s, ndërkaq, nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e VV-së.