Lajmet e fundit

Kryetari Veseli priti skuadrën e basketbollit “Sigal Prishtina”

E Mërkure, 27.04.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot basketbollistët dhe drejtuesit e skuadrës "Sigal Prishtina", e cila ditë me parë ka fituar titullin e kampionit, për të dytin vit me radhë, në Ligën Ballkanike në basketboll.
Duke u dëshiruar mirëseardhje në mjediset e institucionit më të lart legjislativ të vendit, kryetari Veseli uroi basketbollistët kryeqytetas për rezultatet kulmore në ndeshjet ndërkombëtare, duke sjell në atdhe, për të dytën herë radhazi, trofeun e kampionit ballkanik.


"Na bëtë të gjithëve krenarë me fitoren e kampionatit në Ligën Ballkanike. Ju, dhe të gjithë sportistët e tjerë, me sukseset e arritura, jeni dëshmi e potencialit të madh të Kosovës dhe rinisë së saj, duke u bërë kështu ambasadorët më të mirë të Republikës se Kosovës kudo ku garoni", theksoi kryetari Veseli. Ai tha se Kuvendi do të jetë gjithherë në mbështetje të sportit kosovar, duke miratuar ligje që ndihmojnë në avancimin e mëtejmë të tij, në të gjitha disiplinat.


Kampionët e Ballkanit, ndërkaq, duke falënderuar kryeparlamentarin Veseli për pritjen, theksuan do të vazhdojnë të japin maksimumin nga vetja e tyre, duke i sjell Kosovës fitore të reja dhe ngritur sa më lart zërin e saj në arenën ndërkombëtare.

 

 

Kryetari Veseli priti skuadrën e basketbollit “Sigal Prishtina”Kryetari Veseli priti skuadrën e basketbollit “Sigal Prishtina”Kryetari Veseli priti skuadrën e basketbollit “Sigal Prishtina”Kryetari Veseli priti skuadrën e basketbollit “Sigal Prishtina”