Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Mërkure, 27.04.2016
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga zonja Jasmina Zhivkoviç, kryetare e Komisionit, u shqyrtuan pesë projektligje: Projektligji nr.05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën kombëtare të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funkcional për Mbikëqyrjen e Financave Publike; Projektligji nr. 05/L-044 për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliçit me rrethinë, me amendamentet e Komisionit funkcional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor; Projektligji nr.05/L-081 për Energjinë, me amendamentet e Komisionit funkcional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri; Projektligji nr.05/L-083 për Falimentimin, me amedamentet e Komisionit funkcional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si dhe Projektligji nr.05/L-084 për Rregullatorin e energjisë, me amendamentet e Komisionit funkcional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Anëtarët e Komisionit, pa debat, përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre pesë projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.