Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 26.04.2016
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit, shqyrtoi raportet me amendamente të dy projektligjeve nga pakoja e energjisë: Raportin me amendamente të Projektligjit për energjinë elektrike dhe atë të Projektligjit për gazin natyror.
Pas shqyrtimit të këtyre raporteve, komisioni vendosi t'i përkrah ato dhe t'i procedojë tutje për shqyrtim të mëtejmë sipas Rregullores së Kuvendit.
Gjatë kësaj mbledhjeje, komisioni ka shqyrtuar edhe propozim-vendimin e Qeverisë për anëtarë në Bordin e Komisionit të Konkurrencës.
Pas debatit lidhur me këtë, anëtarët e komisioni vendosën që të mos e përkrahin këtë propozim.