Lajmet e fundit

Nga takimi i Komisionit për Integrime Evropiane me delegacionin e përfaqësuesve të Komisionit për Çështje Evropiane nga landi Nordrhein Westfalen të Gjermanisë

E Hënë, 25.04.2016




Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga Valdete Bajrami, nënkryetare, kanë pritur sot një delegacion të përfaqësuesve të Komisionit për Çështje Evropiane nga landi Nordrhein Westfalen të Gjermanisë.

Nënkryetarja e Komisionit, Bajrami, në fillim të takimit, miqve gjermanë iu uroi mirëseardhje dhe i falënderoi për vizitën. Ajo tha që komisioni ka qenë shumë aktiv drejt rrugës për në BE, dhe shpreson që Kosova shumë shpejtë do të jetë në rrugën përfundimtare për një përgjigje pozitive në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, kryesuesi i delegacionit gjerman, Dr. Ingo Wolf, falënderoi komisionin për kohën që u është rezervuar. Ai vlerësoi angazhimet për zhvillimin ekonomik në vend, për të krijuar kushte punësimi për të rinjtë.

Delegacioni shprehu interesimin rreth zhvillimeve politike ne Kosovë, si dhe bazën ligjore që ka Kosova për investitorë të huaj, në veçanti atyre gjermanë. Ata theksuan pa sigurinë e investitorëve të huaj ndaj Kosovës.

Gjithashtu është kërkuar një qëndrim rreth konflikteve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke kërkuar që opozita me pozitën të punojnë sëbashku për një zgjidhje të krizës politike.

Anëtaret e komisionit duke iu përgjigjur pyetjeve, theksuan lëvizjet pozitive për zhvillimin ekonomik te Kosovës me ratifikimin e MSA-së. Ata gjithashtu informuan delegacionin edhe rreth bazës ligjore për investitorë të huaj, pakos fiskale dhe asaj energjetike.

Sa i përket krizës politike, deputet nga radhët e opozitës u deklaruan se do të vazhdojnë me bojkotimin e seancave dhe të punës në komisione, dhe që takimi me delegacionin gjermanë ka qenë një përjashtim. Ata theksuan se zgjidhja e vetme për Kosovën janë zgjedhjet e reja.

 

 

Nga takimi i Komisionit për Integrime Evropiane me delegacionin e përfaqësuesve të Komisionit për Çështje Evropiane nga landi Nordrhein Westfalen të Gjermanisë