Lajmet e fundit

Nga tryeza e punës së iniciativës EKOSOVA, NDI dhe FIQ

E Premte, 22.04.2016




Me rastin e Ditës së Tokës, përfaqësues të iniciativës së" Ekosova", NDI dhe FIQ, organizuan sot tryezë pune me temën:" "Taksa ekologjike për mjedisin", e cila ka për qëllim qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit.


Tryeza u mbajt në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në të cilën, mori pjesë edhe ministri i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikim Hapësinorë, Ferid Agani, deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues nga shoqëria civile.


Debatin e udhëhoqi Shpresa Gosalci, anëtare e iniciativës, e cila vuri në spikamë angazhimet e tyre. Ajo falënderoi NDI-në dhe USAID-in për mbështetjen e deritashme, ndërkaq, nga institucionet kërkoi mbështetje të mëtejme, në mënyrë që angazhimet e tyre për mbrojtjen e ambientit të jenë më të mëdha.


Për rëndësinë e angazhimeve në këtë fushë foli më pas Alexander Chavarria, drejtor rezident i Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë.


Duke premtuar përkrahje të vazhdueshme për iniciativën "Ekosova", e cila është themeluar me iniciativën e një grupi prej shtatë grash, profesioneh të ndryshme, Charavia vlerësoi se angazhimet e tyre janë shumë të dobishme për shoqërinë.


Përkrahje në angazhimet e kuaj nisme premtoi edhe nënkryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, Sergjan Popoviq.


Ministri i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikim Hapësinorë, Ferid Agani, ndërkaq, pasi falënderoi aktivistet e kësaj iniciative për sensibilizimin e opinionit lidhur me rëndësinë e një ambienti të pastër, foli për angazhimet e Ministrisë, e që kanë të bëjnë me ruajtjen e mjedisit. Ai me këtë rast nënvizoi mungesën e mjeteve buxhetore, moszbatimin e ligjeve, si dhe vetëdijen e ultë të shoqërisë për mbrojtje të mjedisit. Njoftoi më pas edhe për angazhimet e tyre për krijimin e një fondi të veçantë për mbrojtje të mjedisit, duke nënvizuar se taksa ekologjike, e cila aktualisht është duke u mbledhur për këtë qëllim, nuk është e mjaftueshme.


Pas kësaj folën deputetët: Selvije Halimi, Shaip Muja, Besa Gaxherri dhe Ganimete Musliu, të cilët përgëzuan iniciativën "Ekosova" për aktivitetet e saj dhe premtuan angazhim edhe më të madh për një mbrojtje më të mirë të ambientit. Po ashtu, ata u zotuan se do të ngritin këtë çështje edhe në debatet e Kuvendit, ndërkaq, vlerësuan të domosdoshme monitorimin e zbatimit të ligjeve në këtë fushë.


Lidhur me këtë foli edhe përfaqësuesi i INDEP-it, Dardan Abazi, i cili vlerësoi se taksa ekologjike, e cila mblidhet gjatë regjistrimit të automjeteve, duhet domosdoshmërisht të dedikohet për këtë qëllim.


Në fund të debatit, të pranishmit vlerësuan se Qeveria, në agjendën e saj, në mesin e pesë prioriteteve, duhet ta radhisë edhe mbrojtjen e ambientit.

Nga tryeza e punës së iniciativës EKOSOVA, NDI dhe FIQ