Lajmet e fundit
Nesër në Kuvendin e Kosovës nga iniciativa EKOSOVA, NDI dhe FIQ organizohet tryezë pune
E Enjte, 21.04.2016
Nesër me 22 4 2016 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një tryezë pune në temën: "Taksa ekologjike për mjedisin", qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit.
Organizator i tryezës është iniciativa EKOSOVA në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik, NDI , mbështetur nga USAID dhe Forumi për Iniciativë Qytetare, FIQ.
Kjo ngjarje organizohet në kuadër të aktiviteteve avokuese të iniciativës lidhur me Ligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike.
Panelistë do të jenë: deputetja Duda Balje, kryetare e Komisionit për Bujqësi.., Abdullah Hoti, ministër i Financave; Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapëinor; Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Alexander Chavarria, drejtor rezident i Institutit Kombetë Demokratik (NDI) në Kosovë.
Vendi: Salla S1 ( në aneksin e Kuvendit)
Koha: nga ora 10:00 - 12:00.
Takimi është i hapur për media.
Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi me akterët kyç lidhur me Ligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike Nr. 04/L-117, përkatësisht Nenin 1.2 - Taksa Ekologjike ka për qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit. Gjatë tryezës iniciativa EKOSOVA do të prezantojë të gjeturat nga hulumtimi "Taksa ekologjike për mjedisin" përmes të cilave tregohet niveli i zbatueshmërisë së këtij ligji dhe investimet në fushën e mjedisit.
Kjo tryezë është rezultat i punës një vjeçare të 7 aktivisteve përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile dhe biznesit, të cilat janë bërë bashkë për të avokuar për një mjedis më të mirë, si pjesë e Akademisë së Grave për Lidership.