Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...
E Mërkure, 20.04.2016
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të drejtuar nga Fadil Demaku, zëvendëskryetar, mbikëqyrësi kryesor shtetëror, Ruzhdi Jashari nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave, paraqiti raportin vjetor të punës së agjencisë për vitin 2015.
Jashari paraqiti raportin e katërt para komisionit. Në të ishin të përfshirë përparimet e agjencisë, si suksesi dhe kthesa pozitive, trajnimet e ndryshme, dhe sensibilizimi i stafit. Ai gjithashtu theksoi çështjen e ngritjes së inspektimeve, si ato në institucionet shtetërore apo private.
Ndërkaq, anëtaret e komisioni paraqiten shqetësimet e tyre rreth specifikave të caktuara lidhur më qasjen në dokumente publike, dhe mbrojtjen e të dhënave personale, si fakturat e rrymës, pasi që me ligj është e rregulluar kjo çështje.