Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 20.04.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, në të cilën morën pjesë edhe anëtarë të Komisionit për Legjislacion, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike (MAP), është shqyrtuar Projektligji për procedurën e përgjithshme administrative.

Për të harmonizuar qëndrimet ndërmjet komisioneve dhe MAP-it, si dhe rekomandimeve të dala nga mbledhja plenare, është vendosur që të krijohen grupe punuese dhe të konsultohen ekspertë të fushës, para se projektligji të procedohet për shqyrtim të tretë në një nga seancat plenare të Kuvendit.

 

 

 

Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media