Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 19.04.2016
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga zonja Jasmina Zhivkoviç, kryetare e Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje: Projektligji nr.05/L-067 për statusin dhe të drejtat të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, me amendamentet e Komisionit funkcional për të Drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, si dhe Projektligji nr.05/L-061 për shërbimin diplomatik të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funkcional për Punë të Jashtme.
Anëtarët e Komisionit, pa debat, e përkrahën procedimin e mëtejmë të tëtyre dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Nën pikën të ndryshme, nga OSBE, përkatësisht nga Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, u prezentua Projekt raporti i OSBE-së në lidhje me punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në institucionet e nivelit lokal dhe në atë qendror.
Projekt raportin e paraqiti këshilltarja e lartë politike për komunitete, zonja Andrea Najvirtova.