Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 19.04.2016
Projektligji për patentshofer, i cili kohë më parë është shqyrtuar në mbledhjen plenare të Kuvendit, do t'i nënshtrohet leximit të tretë nga ana e deputetëve.
Kështu është vendosur sot në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.
Në këtë mbledhje, komisioni po ashtu përkrahu edhe Raportin me rekomandime të Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës.