Lajmet e fundit

Gratë deputete dhe OSBE nesër mbajnë një tryezë pune

E Marte, 19.04.2016




Organizuar nga Grupi i Grave Deputete dhe përkrahur nga Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian OSBE, nesër, më 20.4.2016 , në Hotel Sirius, në Prishtinë, mbahet tryeza në temën:

Ndarja e buxhetit për strehimore, për ndihmë në rehabilitim dhe fond për kompensim të viktimave të dhunës në baza gjinore, me fokus në dhunën në familje.

Tryeza mbahet nga ora 09:30 -14;30

Nga agjenda e tryezës:

10:00- 10:05 Blerta Deliu Kodra, kryetare e GGD-së, fjala hyrëse
10:05 - 10:15 Legjislacioni dhe rëndësia e mbikëqyrjes së legjislacionit përkatës- Lirije Kajtazi , kryesuese e Komisionit për të drejta të njeriut Barazi Gjinore,persona të pagjetur dhe Peticione.
10:20 - 10:30 Adoptimi i strategjisë së re për dhunën në familje, mekanizmat
institucional për luftimin e sa, Lirak Çelaj -zv. ministër i Drejtësisë-Koordinator nacional për luftimin e dhunës ndaj Gruas
10:30 - 10: 40 Funkcionalizimi i fondit për kompensimin e viktimave të dhunës në baza gjinore - z. Agim Krasniqi MF .
10:40 - 10:50 Funksionimi dhe financimi i strehimoreve - z. Bajram Kelmendi MPMS
11:00 - 12:30 Diskutime: fokusi në rolin e grupit/grupeve të grave për implementimin e politikave lidhur me buxhetin për strehimore dhe funksionalizimin e fondit për kompensimin e viktimave të dhunës në baza gjinore
13:30 - 14:30 Shkëmbimi i informatave praktike dhe hapave që duhet të
ndërmerren nga grupet e grave/grupi i grave: modalitetet dhe afatet kohore.