Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisioni për Legjislacion...
E Marte, 19.04.2016
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme, të së kryesuar nga nënkryetarja , Selvije Halimi, shqyrtoi Raportin vjetor të punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2015. Raportin para Komisionit e paraqitën përfaqësuesit nga Agjencia: z. Ramadan Gashi dhe Baki Gimolli, të cilët e njoftuan Komisionin me të arriturat dhe sfidat e Agjencisë. Me theks të veçantë u diskua çështja e mosfunksionimit të dy zyrave rajonale në Ferizaj dhe Gjakovë.
Pas debatit Komisioni procedoi raportin për shqyrtim dhe miratim në Kuvend. Komisioni e miratoi në parim Projektligjin nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë, si dhe shqyrtoi raportet me amendamente për projektligjet: nr. 05/L-067 Për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe atë nr. 05/L- 044 për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth, duke i rekomanduar për procedim të mëtejmë, pa vërejte. Tutje, Komisioni përkrahu raportin me amendamente në Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe procedoi në Komisionet kryesore sipas kompetencës. Në fund, Komisioni vendosi që mbledhja e radhës të mbahet me datë 25.4.2016.