Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Hënë, 18.04.2016




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari i komisionit, Nait Hasani, mbajti sot mbledhje me përfaqësuesit e iniciativës "Ruaje Tënden", si dhe të Këshillit të Kosovës për Trashëgëminë Kulturore, për të diskutuar lidhur me gjendjen e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë.

Në fillim të mbeldhjes, përfaqesuesit e iniciativës "Ruaje Tënden" prezantuan një raport me titullin "Inciativa e të rinjëve për shpëtimin e Hamamit të Madh të Prishtinës". Qëllimi i këtij raporti ishte paraqitja e dëmeve të shkaktuara deri më tani në Hamamin e Madh të Prishtinës nga kompanitë joprofesionale të restaurimit, si dhe shuma e madhe e parave të shpenzuara.

Ata gjithashtu rekomanduan disa pika në lidhje me kthimin e origjinalitetit të Hamamit, publikimin e raportit, si dhe masa për ndalimin e degradimit të objekteve kulturore.

Anëtarët e komisionit, vlerësuan se trashëgimitë kulturore janë vlerë e çdo qytetari dhe të Kosovës.

Ata gjithashtu mbështetën inciativen e të rinjëve, dhe rekomandimet e tyre.

Në fund të mbledhjes u tha se duhet punuar dhe insistuar në parandalimin e degradimit jo vetëm të Hamamit të Madh të Prishtinës, por edhe të objketeve të tjera kulturore, si dhe të bëhet një planifikim i mirrëfilltë i restaurimit të tyre.

 

 

 Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...