Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi kongresmenin Visclosky

E Shtune, 16.04.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Uashington, ka takuar kongresmenin Peter Visclosky, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e shkëlqyer Kosovë-SHBA dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.


Duke e falenderuar kongresmenin Visclosky për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fazat, kryetari Veseli e informoi atë për zhvillimet e reja në Republikën e Kosovës, synimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, duke vënë theks te agjenda euro-atlantike dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm SHBA-Kosovë.


Kongresmeni Visclosky e përgëzoi Kryetarin Veseli për punën dhe përkushtimin e institucioneve gjatë shtetndërtimit, duke i dhënë përkrahje përmbushjes së obligimeve kushtetuese në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në veçanti përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët.


Në takim u bisedua edhe për gjendjen politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore në përgjithësi. Po ashtu, u vlerësua lartë prania e trupave amerikane brenda KFOR-it, si dhe angazhimi për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Kryetari Veseli takoi kongresmenin ViscloskyKryetari Veseli takoi kongresmenin ViscloskyKryetari Veseli takoi kongresmenin Visclosky