Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi kongresmenin nga Iowa, Steve King

E Shtune, 16.04.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Uashington, ka takuar kongresmenin Steve King, nga radhët e republikanëve, nga shteti i Iowa-s.


Kryetari Veseli bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik, si dhe sundimit të ligjit.


Kongresmeni King, theksoi se shteti i Iowa-s do të mbështes fuqishëm Kosovën, jo vetëm në kuadër të partneritetit në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, por ky partneritet dhe kjo përkrahje do të zgjerohet edhe në zhvillimin e ekonomisë, sundimin e ligjit, si dhe integrimin euro-atlantik te Kosovës.


Në takim, gjithashtu, Kryetari Veseli theksoi nevojën për një marrëdhënie formale në mes të Kosovës dhe NATO-s, ku si hap i parë do të ishte Partneriteti për Paqe.

Kryetari Veseli takoi kongresmenin nga Iowa, Steve KingKryetari Veseli takoi kongresmenin nga Iowa, Steve KingKryetari Veseli takoi kongresmenin nga Iowa, Steve KingKryetari Veseli takoi kongresmenin nga Iowa, Steve King