Lajmet e fundit

Kryetari Veseli zhvilloi takim me Daniel Serwer, profesor në Johns Hopkins University, në Washington DC

E Enjte, 14.04.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, u takua me Dr. Daniel Serwer, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në veçanti ato të Ballkanit, njëherësh mik i madh i Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Kryetari Veseli e falënderoi profesorin Server për përkrahjen e madhe që i dha Kosovës para dhe pas pavarësisë.


Dr. Server theksoi se Kosova është në rrugë të mbarë dhe storie e suksesit për komunitetin ndërkombëtar, pavarësisht sfidave të fundit në vend, por duhet të vazhdohet të punohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.


Kryetari Veseli bisedoi edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit, duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

 

 

 Kryetari Veseli zhvilloi takim me Daniel Serwer, profesor në Johns Hopkins University, në Washington DC Kryetari Veseli zhvilloi takim me Daniel Serwer, profesor në Johns Hopkins University, në Washington DC Kryetari Veseli zhvilloi takim me Daniel Serwer, profesor në Johns Hopkins University, në Washington DC