Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi Kenneth Wollack, kryetar i NDI-së

E Enjte, 14.04.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Uashington kryetarin e Institutit Kombëtar Demokratik, z. Kenneth Wollack.


Kryetari Veseli e falënderoi kryetarin e Institutit Kombëtar Demokratik për mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë iu ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht Kuvendit dhe partive politike.


Kryetari Veseli në veçanti theksoi se puna e këtij institucioni e ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës që të jetë më transparent dhe llogaridhënës, ndërsa partitë politike më demokratike.


Kryetari Wollack theksoi se organizata që ai përfaqëson do të vazhdojë partneritetin me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe se rruga për ndërtimin e institucioneve demokratike është një përgjegjësi që me kënaqësi e ndajnë me partitë politike të Kosovës. Ai me këtë rast ka përgëzuar Kryetarin Veseli për progresin e madh që ka bërë Kuvendi i Kosovës me liderishipin e tij.

 

 

 Kryetari Veseli takoi Kenneth Wollack, kryetar i NDI-së Kryetari Veseli takoi Kenneth Wollack, kryetar i NDI-së Kryetari Veseli takoi Kenneth Wollack, kryetar i NDI-së Kryetari Veseli takoi Kenneth Wollack, kryetar i NDI-së