Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi zëvendës-administratoren e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Susan Kosinski Fritz

E Marte, 12.04.2016




Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare parlamentare të shteteve anëtare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot në selinë e USAID-it në Uashington është pritur në një takim të veçantë nga Susan Kosinski Fritz, zëvendës-administratore e lartë për Evropë dhe Euroazi.


Kryetari Veseli e falënderoi znj. Fritz për ndihmën e pareshtur të Misionit të USAID-it ndaj Kosovës dhe Kuvendit të saj në veçanti, duke e konsideruar këtë përkrahje shumë të çmuar dhe tejet të nevojshme për institucionet e vendit tonë, gjatë procesit të ndërtimit dhe konsolidimit demokratik të tyre.


Kreu i Kuvendit shfaqi shpresën se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në vendin tonë, tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Kuvendi dhe shteti i Kosovës, si dhe për fokusin e projekteve zhvillimore, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Kryetari Veseli takoi zëvendës-administratoren e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Susan Kosinski Fritz Kryetari Kryetari Veseli takoi zëvendës-administratoren e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Susan Kosinski Fritz Kryetari