Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Marte, 12.04.2016
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga zëvendëskryetari i komisionit, Ali Sadriu, u mblodh sot të shqyrtojë Raportin e Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.
Pas shqyrtimit të amendameteve të këtij Projektligji, komisioni mori vendim që të bëhen disa ndryshime rreth amendamenteve. Ndërkaq, është hequr amendamenti i 10-të, për auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike.
Gjithashtu u vendos që përveç auditimit të ndërmarrjeve në nivelin qendror, të bëhet edhe auditimi i ndërmarrjeve të nivelit lokal.