Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Mërkure, 06.04.2016
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim të cilin e kryesonte zonja Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit, ka mbajtur mbledhje në të cilën pikë kryesore të rendit të ditës ishte Raportimi i drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit të Qeverisës së Kosovës, përkitazi me implementimin e strategjive qeveritare të cilat merren me çështjet e komuniteteve.
Nën mbledhjen e sipër theksuar përveç anëtarëve të Komisionit merrnin pjesë edhe drejtori Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit të Qeverisës së Kosovës, z.Ivan Tomiq, përfaqësuesit nga UE, OSCE, KDI, Kolegjit këshillëdhënës për komunitete në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës si dhe disa përfaqësues të Organizatave joqeveritare si dhe nga Mitrovica Veriore.
Në fillim të mbledhjes së lartpërmendur të Komisionit, Drejtori Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, z.Ivan Tomiq, ka theksuar se kjo Zyre ka filluar punën qysh në vitin 2008 dhe se ai nga viti i kaluar është në këtë funksion. Në Zyre janë të punësuar katër (4) zyrtarë dhe në një kohë të afërt duhet që në këtë zyrë të punësohet edhe një zyrtarë i ri në vendin e punës së Koordinatorit. Në vazhdim Tomiqi ka theksuar se Zyra sipas letrave ka buxhetin vjetor prej 1.200.000 €, por shuma e gjithmbarshme i tij nuk ka të bëjë vetëm me këtë Zyrë, por nga kjo shumë Kabineti i Qeverisë mundet kurdoherë që ka nevoja të marr një shumë të caktuar dhe ta harxhoj për nevoja të domosdoshme. Z.Tomiqi në vazhdim ka theksuar se Zyra gjatë vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti ka financuar disa programe të të gjitha Komuniteteve dhe kjo para së gjithash për përmirësimin e infrastrukturës së pjesëtarëve të Komuniteteve jo shumicë të cilat jetojnë dhe punojnë në Kosovë, dhe se kanë ofruar mjete financiare në disa fusha, para së gjithash në fushën e bujqësisë, të mediave si dhe për aktivitetet e organizatave joqeveritare. Përveç kësaj përmes kësaj zyre, 7 (shtatë) studentë të nacionaliteteve të ndryshme që studiojnë në Universitetin UAK marrin bursa për shkollim, dhe nga një marsi i këtij viti gjithashtu përmes kësaj zyre gjithsej 100 praktikantë janë punësuar (prej të cilëve 49 janë serbë,14 boshnjakë, 9 turq, 7 romë, nga 6 ashkali dhe egjiptas, 5 shqiptarë dhe 4 goranë) në institucionet qendrore dhe lokale ku do të kalojnë nga 6 muaj në praktikë dhe të cilët për punën e tyre do të marrin mjete të konsiderueshme në të holla.
Në fund të fjalimit të tij Drejtori i Zyrës së Komuniteteve pranë zyrës së Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, z. Ivan Tomiq, ka theksuar se së shpejti grupi ndërministror do të nxjerrë strategjinë e veprimtarisë për komunitete dhe përafërsisht brenda një muaji kjo Zyre do të fillojë të kryejë verifikimin e diplomave të studentëve të cilët i kanë kryer studimet e që kanë diplomuar në Veriun e Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit i kanë paraqitur pyetje të shumta Drejtorit të Zyrës së Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, z. Ivan Tomiq, në të cilat ai është përgjigjur!