Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në Konferencën Parlamentare Botërore të Bankës Botërore dhe FMN-së
E Hënë, 11.04.2016
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Z. Kadri Veseli, sot, mori pjesë në Konferencën Parlamentare Botërore të Bankës Botërore dhe FMN-së, e cila mbahet në Washington D.C të SHBA-së.
Në këtë konferencë u diskutua për Përmbushjen e qëllimeve të qëndrueshme të zhvillimit dhe Shtyerjen përpara të iniciativave ndërkombëtare zhvillimore, Ngritjen e vetëdijes dhe potencialit zhvillimor dhe mbi të gjitha për veprimet që duhet ndërmarrë në të ardhmen. Fokusi i kësaj konference ishte gjithashtu edhe krijimi i vendeve të punës, stimulimi i rritjes ekonomike, qeverisja e mirë dhe shumë çështje të tjera të cilat kërkojnë përfshirjen direkte të Parlamenteve dhe fuqizimin e rolit të Parlamentit në implementimin e këtyre agjendave shtetërore me interes për të gjithë qytetarët.