Lajmet e fundit

Veseli: Presidenti Thaçi, me përkushtimin e tij jetësor dëshmoi se liria, demokracia dhe zhvillimi vendit janë vlera të pandashme nga personaliteti i tij

E Premte, 08.04.2016




Inaugurimin e sotëm solemn të pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka konsideruar si një moment shumë të rëndësishëm për Kosovën.


"Falënderoj Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në promovimin e vlerave të Republikës dhe qytetarëve tanë.


Presidenti Hashim Thaçi, me përkushtimin e tij jetësor dëshmoi se liria, demokracia dhe zhvillimi vendit janë vlera të pandashme nga personaliteti i tij.


Të qenët gardian i Kushtetutës, do të jetë kontributi themelor në drejtim të mirëqenies së të gjithë qytetarëve si rruga e vetme për ta rritur cilësinë e jetës së qytetarëve dhe procesin euro-integrues.


Partneriteti ynë i vazhdueshëm me ShBA-në dhe BE-në dhe vendet tjera mike, do të jetë dëshmi se Republika e Kosovës është storie suksesi dhe e denjë për çdo qytetar që këtë e konsideron Atdhe të vetin", ka vlerësuar kryetari Veseli.

 

 

Veseli: Presidenti Thaçi, me përkushtimin e tij jetësor dëshmoi se liria, demokracia dhe zhvillimi vendit janë vlera të pandashme nga personaliteti i tijVeseli: Presidenti Thaçi, me përkushtimin e tij jetësor dëshmoi se liria, demokracia dhe zhvillimi vendit janë vlera të pandashme nga personaliteti i tijVeseli: Presidenti Thaçi, me përkushtimin e tij jetësor dëshmoi se liria, demokracia dhe zhvillimi vendit janë vlera të pandashme nga personaliteti i tijVeseli: Presidenti Thaçi, me përkushtimin e tij jetësor dëshmoi se liria, demokracia dhe zhvillimi vendit janë vlera të pandashme nga personaliteti i tij