Lajmet e fundit
Kryetari Veseli takoi drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerim pranë Ministrisë së Jashtme britanike, Fiona Mcilwham
E Premte, 08.04.2016
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerim pranë Ministrisë së Jashtme britanike, Fiona Mcilwham.
Kreu i Kuvendit, Veseli, e njohu zyrtaren e lartë britanike me të arriturat dhe sfidat e Kosovës e të Kuvendit të saj në veçanti, me agjendën legjislative dhe përkushtimin për transparencë, qasje të lehtësuar të palëve të interesuara në hartimin e ligjeve.
Znj. Mcilwham, nga ana e saj, përshëndeti zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe ofroi mbështetje angazhimit të institucioneve të vendit tonë në procesin euro-integrues dhe përballimin e sfidave në këtë proces.