Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli uron presidentin Hashim Thaçi

E Enjte, 07.04.2016




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin e tij, ka uruar z. Hashim Thaçi për marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.


"President Thaçi, Ju urojmë suksese në këtë detyrë tejet të rëndësishme, duke ju siguruar përkushtimin e plotë dhe mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës për realizimin e agjendës në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës", ka thënë kryetari Veseli.


Në vazhdim të urimit, kryetari Veseli vlerëson se zgjedhja e z. Thaçi president do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërkombëtar me ShBA-në, Bashkimin Evropian, si dhe shtetet tjera mike që iu gjenden pranë, në momentet më të vështira qytetarëve të Kosovës.


Sipas kryeparlamentarit Veseli, zgjedhja e Thaçit president i jep shtytje stabilitetit të brendshëm politik, ekonomik dhe zhvillimeve pozitive në përgjithësi.

 

 

Kryeparlamentari Veseli uron presidentin Hashim ThaçiKryeparlamentari Veseli uron presidentin Hashim ThaçiKryeparlamentari Veseli uron presidentin Hashim Thaçi