Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Mërkure, 06.04.2016
Të propozuarit e Qeverisë për anëtarë të Bordit Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit, janë pritur sot nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor.
Duke folur për qëllimin e këtij takimi, kryetarja e komisionit, Duda Balje, tha: "Komisioni ka vlerësuar të dobishëm një njoftim paraprak me të propozuarit e Qeverisë për këtë Bord, në mënyrë që ta ketë më të lehtë të marrë qëndrim lidhur me përbërjen e tij".
Ngjashëm u shprehën edhe anëtarët e tjerë të komisionit, ndërkaq, të propozuarit për këtë Bord, shpalosën idetë e tyre lidhur me mbrojtjen sa më të mirë të mjedisit.
Të propoziuariët e këtij Bordi u zotuan se Kuvendit, si dhe Qeverisë, do t'u ofrojnë këshilla profesionale nga sektorë të ndryshëm nga fusha e ambientit.
Krahas premtimit për një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin, ata ngritën edhe nevojën e mbështetjes materiale për shërbimet që do të ofrojnë.
Pas kësaj, komisioni vendosi që propozimi i Qeverisë për anëtarë të Bordit Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit, të procedohet për në seancë plenare të Kuvendit.