Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 06.04.2016




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga zëvendëskryetari i komisionit, Ali Sadriu, u mblodh sot për të takuar Auditorin e Përgjithshëm Besnik Osmani, si dhe për shyqrtimin dhe miratimin e raportit përfundimtar për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, si dhe për të diskutuar për raportet kthyese të organizatave buxhetore, për zbatimin e rekomandimeve të Komisonit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Zëvendëskryetari, Sadriu, në fillim të mbledhjes në emer të komisionit ia uroi postin e ri Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmanit, duke ia dhënë fjalen.

Osmani, falendëroi komisonin për besimin e dhënë dhe përgjegjsin, si dhe tha se krahas vullnetit të tij do i përgjigjet edhe obligimit të jap përgjegjsi para komisionit si dhe Kuvendit për punen si Auditor i Përgjithshëm.

Në vazhdim, Sadriu, informoi komisionin se rreth Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, nga komisionet funksionale nuk është dërguar asnje vërejtje apo rekomandim. Është vendosur që para se të përfundojë amendamentimi i këtij Projektligji, të pritet edhe për ndonjë koment dhe të shqyrtohen edhe njëherë amendametet në një takim të fundit.


Në fund të mbledhjes komisioni vendosi sa i përket raporteve kthyese të organizatave buxhetore për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, t'ua percaktoi një afat të gjithë atyre që nuk i kanë dërguar raportet kthyese, dhe në rast që nuk ju përgjigjen edhe njëhere kërkeses nga komisioni, ky problem të kaloi si pikë e veçantë në seancë në Kuvend. Aktualisht vetëm tre organizata buxhetore kanë dorëzuar raportet kthyese nga gjithsej njëmbëdhjetë sa janë.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike