Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Marte, 05.04.2016




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale drejtuar nga Flora Bronvina, kryetare, u diskutuan projektligjet në procedurë, si dhe përzgjedhja e një eksperti juridik, për Projektligjin, ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 04 / L -054, për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Në thelb gjatë punimeve të Komisionit, u konkludua përshpejtimi i procedurave për projektligjet që aktualisht janë në procedurë, inkorporimin e vërejtjeve dhe ndryshimeve që kanë sugjeruar shoqatat të ndryshme brenda fushë veprimtarisë së komisionit.

Kryetarja e komisionit Flora Bronvina kërkoi inkorporimin në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara edhe të të sëmurëve me Autizëm, si dhe mundësinë e organizimit të një konference, me qëllim sensibilizimin e opinionit dhe institucioneve për këtë kategori të sëmurëve në nevojë.

Lidhur me përzgjedhjen e një eksperti juridik në ndihmë të komisionit, për Projektligjin, ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre, u propozuan tre kandidatura, nga të cilat u miratua me votim të plotë, juristi Emrush Ujkani.

Me përvojën e tij juridike pritet rritje e efektivitetit të punës për përshpejtimin e procedurave edhe të projektligjeve të tjera.

 

 

Mbledhja e Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale