Lajmet e fundit
Nga takimi i Komisionit për Integrime Evropiane me delegacionin e Grupit parlamentar të miqësisë për marrëdhëniet me shetet e Evropës Juglindore në Parlamentin Gjerman
E Marte, 05.04.2016
Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga Teuta Sahatqija, kryetare, kan pritur sot një delegacion të Grupit parlamentar të miqësisë për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore në Parlamentin Gjerman.
Kryetarja e Komisionit, Sahatqija, në fillim të takimit, miqëve gjermanë iu uroi mirëseardhje dhe i falënderoi për vizitën, ndërkaq, në vijim i njoftoi për angazhimet e komisionit duke përfshirë edhe ratifikimin e MSA-së.
Në emër të delegacionit gjerman, Peter Weiss, falënderoi anëtarët për kohën e tyre, dhe shprehu shqetësimet e tyre rreth situates momentale në Evropë dhe krizës së refugjatëve, duke kërkuar ndihmë dhe zgjidhje të përbashket sa i përket refugjatëve ilegal nga Kosova. Ai gjithashtu, theksoi se duhet të gjendet një rrugë e përbashkët për t'i ndihmuar Kosovës që të njifet edhe nga 5 shtetët anëtare të BE-së që ende nuk e kan njohur Kosovën.
Kryetarja, Sahatqija, e vlerësoi liberalizimin e vizave të domosdoshëm për qytetarët e Kosovës, dhe si problem akut. Ajo gjithashtu e informoi deligacionin për pengesat e Serbisë për anëtarsimin e Kosovës në organizatat të ndryshme, si ato rajonale apo ndërkombëtare.
Në vazhdim, anëtarët e komisonit, Haliti, Deda, Osmani dhe Gashi shprehen shqetësimet e tyre në lidhje me anashkalimin e problemeve të Ballkanit Perëndimor, pas krizës së refugjatëve në Evropë. Shqetësim shprehen edhe rreth amendamenteve të cilat i paraqitën deligacioni Serb në Keshillin Evropian, të cilat u votuan edhe nga përfaqesuesit e gjermanisë. Anëtarët gjithashtu kërkuan një sqarim rreth raporitit të BE-së me Kosovën, si dhe krijim e një cikli të besueshëm të bashkëpunimit.
Ndërkaq, anëtaret e deligacionit janë zotuar se Bundestagu gjerman do të mbeshtës edhe me tej Kosovën në liberalizimin e vizave. Ata gjithashtu theksuan se bashkëpunimi rajonal është i një rëndësie të madhe, si dhe vlerësuan parlamentin si një vend të shejtë të dekomaricisë, i cili duhet ruajtur dhe mos përbaltur.
Në fund të takimit, deligacioni i deputetëve gjermanë, e siguroi komisionin se gjermania do të mbështesë Kosovën në hapat e më tutejshëm drejt integrimit euro-atlantik.